Thirrje për instruktor(Administrim dhe mirëmbajtje rrjeti)

Në bashkëpunim me zyrën e Bashkimin Evropian, shkolla profesionale për programim – PROED,  do të realizojmë një projekt përmes të cilit  do të fokusohemi tek investimi në teknologjinë informative më të fundit, që mundëson zhvillim më të gjerë të edukimit,  programeve trajnuese si dhe rritjen e kapacitetit për zhvillim të programeve dhe produkteve te reja, duke përfshirë aplikacione softuerike dhe shërbime të reja konsulence për zgjidhjen e problemeve në sektorin e TIK-ut.

  • Titulli  i angazhimit:
    Ligjërues/Instruktor i Trajnimit: Administrim dhe mirëmbajtje rrjeti në Modulet në tabelën e mëposhtme:

    Module Diploma 

    GLH 

    Administrim dhe mirembajtje te rrjetit

    220 

    1. Computer Hardware & Software

    50 

    2. Hyrje në Rrjete Kompjuterike

    50 

    3. Bazikete Routing dhe switching 

    40 

    4. Hyrje ne Linux 

    40 

    5 .Administrimi i sistemit Windows Server 2016 për fillestarë

    40 


    • Shkollimi i kërkuar:

    Diplomë Universitare ose e Shkollës Profesionale të drejtimeve të ngjashme sipas moduleve të publikuara.

    Detyrat dhe përgjegjësitë

    • Zhvillon kurrikulën e programit/modulit - me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e TIK-ut;
    • Ligjëron dhe mbanë kurse trajnimi në modulet e kërkuara;
    • Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit dhe aftësimit për modulin perkatës;
    • Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike (nje kopje e ketyre materialeve duhet te dorzohen te Menaxheri i projekti para trajnimit);
    • Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve;
    • Harton dokumentacionin e nevojshëm për Proed shpk (evidence, raportet e vleresimit etj.);

    Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

    • Përvojë pune në fushën e perkatese te trajnimit, preferohet ne institucionet e ngjajshme;
    • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
    • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
    • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
    • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.


    Kohëzgjatja e angazhimit: Angazhimi bëhet peër modulin e caktuar 3-4 muaj (1 modul) / 2–3 here në javë me nga 2-4 orë për një ditë. Egziston mundësia që kontrata për angazhim të vazhdohet automatikisht / të ripërsëritet trajnimi në modul - varësisht nga suksesi i treguar.

    Aplikuesi duhet te parqes kete dokumente

    1. CV dhe një kopje të dokumentit identifikues;
    2. Kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj (si diploma, trajnime, referenca etj.).

    Aplikim, afati dhe info shtese

    • Afati per aplikim është i hapur deri më datë: 06.10.2021.
    • Dokumentat per aplikim mund të dërgohen fizikisht tek administrata e PROED ose përmes email në adresën: [email protected].
    • Për informacione mund të na kontaktoni në numrin e telefonit:  +383 49 127 200.

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]