Rreth nesh

Shkolla e Lartë Profesionale për Programim PROED është institucion privat i arsimit të lartë i angazhuar për edukim në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI-së), me lokacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Programi Zhvillues i Softuerit që ofrohet nga PROED është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Kosovës.

Në përfundim të programit profesional të studimit lëshohet “Diplomë profesionale – Zhvillues i Softuerit” në përputhje me rregulloret përkatëse të shkollës së lartë PROED.

PROED ofron program profesional të studimeve për studentët që duan qasje të shpejtë në tregun e punës, gjë që mund të arrihet përmes qasjes moderne të mësimdhënies, infrastrukturës lehtë të qasshme dhe stafit kompetent.

Programi Zhvillues i Softuerit korrespondon me nivelin e 5-të të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve që konsiston me 4 semestra. Më konkretisht, tre semestrat e parë do të fokusohen në aspektin teorik dhe praktik, ndërsa semestri i katërt do të jetë një internship në ndonjërën nga kompanitë e industrisë së TI-së me të cilat PROED ka marrëveshje bashkëpunimi.

Misioni

Kemi filluar PROED Akademinë me një qëllim të vetëm: të i lejojmë njerëzit të ndryshojnë karrierën në çdo moment të jetës së tyre.

Misioni i Akademisë PROED është të transferojë aftësitë teknike te njerëzit kreativë. Shkollimi gjate 4 semestrave në Prishtinë ofron një qasje moderne për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe ju ofron mundësinë për të zhvilluar një prototip të çfarëdo ideje që mund të keni. Asnjë aftësi teknike nuk është e nevojshme, vetëm motivimi juaj për të përparuar  në çfarëdo që ju zgjidhni  të bëni.

Objektivat

  • Ofron kurset e nevojshme për përgatitje të lartë profesionale
  • Ofron metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies
  • Ofron kompetencë në profesionin më të kërkuar dhe paguar në treg
  • Përcjell trendet e fundit të zhvillimit në industrinë e TI-së
?

Mënyrat e pagesës

  • Pagesa e plotë 10% zbritje
  • Financim përmes bankës deri në 48 muaj me 0% interes
  • Pagesa e ndarë në 4 këste.
?

Programi i bursave

Bursa prej 20 deri 100 %

?

Programi i Internshipit

PROED ofron Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare. Gjatë kohës së Internshipit studentet do ti zbatojnë aftësitë e tyre në projekte reale

?

Trajnime për fëmijë

PROED Ofron trajnimin në “kodimin me SCHRATCH” ,

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]