Thirrje për tender

Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative - Laptopë   

Furnizimi do bëhet për projektin e bashkëfinancuar me fondin e Bashkimit Evropian - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për “Krijmi i Dep. të TIK-ut, për trajnime praktike profesionale dhe zhvillim softueri”

Informata të përgjithshme mbi projektin dhe shkollën profesionale për programim

PROED është një shkollë e lartë profesionale e cila arsimon dhe aftëson studentët e saj në fushën e teknologjisë së informacionit (TI-së), respektivisht në programim kompjuterik.

Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ne do të ndërmarrim një projekt përmes të cilit  fokusi do te jetë tek investimi në teknologjinë më të fundit, qe mundëson zhvillim më të gjerë të edukimit,  programeve trajnuese si dhe rritjen e kapacitetit për zhvillim të programeve dhe produkteve te reja, duke përfshire aplikacione softuerike dhe shërbime te reja konsulence për zgjidhjen e problemeve ne sek torin e TIK-ut.

Pajisjet që ne kerkojmë duhet te kenë se paku këto karakteristika minimale ose të ngjajshme si në tabelën më poshtë:

Nr.

Pajisjet e nevojshme

Lloji dhe karakteristikat teknike te pajisjeve

Cope

 

3.2

 

Laptopë

Brand Lenovo, Dell ose HP

Gen. 10; 
Intel Core i7; 16 GB;
512 SSD, (15 – 17)" 

 

6

Kriteret

Pajisjet duhet te kenë specifikacionet e lartë përmendura ose të kenë kualitete te ngjajshme që sigurojnë kualitet të lartë të performancës  (p.sh. HP, Dell, Lenovo etj.) Liferimi i pajisjeve duhet të kryhen në afat prej 10 ditëve, nga data e nënshkrimit  të marrëveshjes në mes palëve.

Kualifikimi

Aplikuesit e kësaj thirrje (tender) duhet të jenë kompani apo dyqane furnizuese të pajisjeve teknologjike  të cilat mirren drejtëpërsëdrejti me shitjen e tyre.

Ofertuesi duhet te dorzëoj oferten financiare për njësi / cope me specifikat teknike te pajisjeve si dhe duhet te ofrojë garancionet e nevojshme.

Afati për aplikim & Info shtese

  • Aplikimet per tender është i hapur deri më datë: 20.08.2021
  • Ofertat financiare të dërgohen përmes email në: [email protected].
  • Për informacione shtesë ju lutem kontaktoni në +383 49 127 200
  • Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

 

Vlerësimet dhe Njoftimi për fituesin

Vlerësimi do behet sipas kritereve: çmimi ekonomik më i favorshëm (specifikat teknike te pajisjeve me 50%  dhe çmimin për njësi / pajisje me 50%).

Fituesi(t) potencial do te kontaktohet brenda 5 ditëve të punës.  Për diskutime teknike dhe financiare te mëtutjeshme do mund të ftohen më shume se një kompani qe përzgjidhen, duke filluar nga i rendituri më lartë nga komisioni vleresues.

Pagesa do të kryhet përmes llogarisë bankare pas furnizimit në tërësi ose me afate  (sipas marrëveshjes në mes palëve).

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]