Konkursi për regjistrimin e studentëve të vitit akademik 2023/2024

Shkolla e programimit ProEd shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve në Programin 2-vjeçar në Drejtimin Zhvillues Softueri për vitin akademik 2023/2024.

Ky program, i nivelit të 5-të sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikave KKK, është një mundësi e shkëlqyer për të përgatitur profesionistë të kualifikuar dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e Teknologjisë së Informacionit (TI).

Studimet janë të përqendruara në sigurimin e një trajnimi të lartë profesional dhe përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës në industrinë e TI-së.

Studimet 2-vjeçare përbehen nga 4 semestra, ku semestri i fundit është punë praktike. Në gjithsej, ju do të akumuloni 120 ECVET kredi ku dhe në fund të studimeve do të merrni titullin Zhvillues Softueri. E pas diplomimit, punën ua garantojmë ne.

Bëhu pjese e profesionistëve më të kërkuar të shekullit të 21-të.

Cka ofron ky program?
Qasje të shpejtë në tregun e punës si ne vend dhe atë ndërkombëtar, praktikave moderne të mësimdhënies, infrastrukturës lehtë të qasshme dhe staf kompetent.
Diploma e lëshuar nga shkolla jone ka vlere si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Programi jonë i studimeve është i akredituar nga AKK dhe licencuar nga MASHTI.


Objektivat e këtij program studimi:

ProEd ofron kurse të nevojshme për përgatitjen e lartë profesionale. Programi ynë ofron një gamë të gjerë kurseve të specializuara si: programim në Java, C++, Python, Zhvillim Aplikacionesh Web dhe Mobile, etj.

Përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies: Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një përvojë mësimore dinamike dhe interaktive. Mësimdhënie e orientuar drejt projektit, punës në grupe, studimit të rasteve praktike dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë vetëm disa nga mënyrat që ne përdorim për të ndihmuar studentët të mësojnë më efektivisht dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të analizës dhe zgjidhjes së problemeve.

Kompetencë në profesionin më të kërkuar dhe paguar në treg: Ne synojmë të sigurojmë që studentët tanë të kenë një përparsi konkurruese në tregun e punës. Përmes trajnimeve të specializuara dhe praktikave në industrinë e TI-së, studentët do të zhvillojnë kapacitetet e tyre në programim, menaxhim të projekteve, bashkëpunimin në grup, si dhe zgjidhjen e problemeve të avancuara.

Përcjellja e trendeve të fundit të zhvillimit dhe kërkesave të tregut të punës në industrinë e TI-së: Ne jemi të përkushtuar në përcjelljen e trendeve të fundit të zhvillimit të softuerit dhe në pasurimin e programit tonë studimor sipas kërkesave të tregut të punës.

Pagesat e studimeve / mundësi të ndyshme të pagesës

Përfitimet në çmimet promocionanle dhe zbritje tjera në koston e studimeve;

  • 30% zbritje për te gjithë studentet që regjistrohen deri me 30 qershor 2023, + 10% per nxënësit e shkelqyeshem, +10% për nxënset vajza
  • 10% zbritje për fëmijët e dëshmorëve
  • 50%, 70% dhe 100% bursa për vitin e dytë për të gjithë studentët që janë të shkëlqyeshëm në vitin e parë
  • Pagesë me keste
  • Zbritje për parapagim
  • Kredi bankare në NLB Bank, Grejs (Grace) periudhë 12 muaj.

Mënyra e Regjistrimit:
Të gjithë kandidatet e interesuar duhet te dorezojne dokumentacionin e poshtëshënuar:

  1. Formularin për regjistrim (plotësohet në ProEd).
  2. Diploma origjinale e shkollës së mesme ose kopje e noterizuar.
  3. Kopje e letërnjoftimit.
  4. Ose të plotësohet formulari online ➡️ https://forms.gle/Grmtpxd9gNzGzeTcA

Vendet janë të kufizuara, kështu që ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shkolla e programimit ProEd mirëpret studentët e rinj që duan të bëhen pjesë e revolucionit teknologjik mbarëbotëror.

Mundësi studimi Online:
Ne ofrojmë mundësinë e ndjekjes së ligjeratave Online për të gjithë të interesuarit te cilët gjinden jashtë Kosovës. Për më shumë info, drejtohuni zyrës Administrative në Whatsapp/Viber +383 49 127 200 ose [email protected].

Programi i plotë i studimeve: https://proedacademy.com/sq/programi/

Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë përmes kësaj forme:

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]