Trajnim në Programim - Python

Trajnim në Programim - Python

Në bashkëpunim me zyrën e Bashkimin Evropian, shkolla profesionale për programim – PROED, hap Trajnimin në Gjuhën Programuese – Python.

Metodologjia 

Metodologjia e trajnimit është thurur në atë mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, i cili është motivimi i pjesëmarrësve dhe pajisja e tyre me aftësitë e zhvillimit të softuerit, por duke mos lënë anash edhe qëllimet e tjera si disiplina në mësim-nxënje dhe punë, aftësitë kuptuese, përshkruese dhe zgjedhëse të problemeve.

Qasja e lehtë e pjesëmarrësve tek mësuesi dhe materialet e trajnimit është po ashtu me rëndësi. Në mënyrë që të arrihet kjo deri tani kemi përdorur Google Classrom, përmes së cilës lehtësisht mund të thuret komunikimi në mes nxënësve dhe mësuesit, dhe të merren materialet e trajnimit (libri bazë, prezantimet PowerPoint, ushtrimet, vlerësimet)

 Ligjëratat dhe materialet

 Gjuha e ligjërimit do të jetë në gjuhën shqipe, materialet do të jenë në gjuhën angleze.

 Modulet

 Kursi do të përmbaj 5 module: 

  • Njoftim me Gjuhën Programuese Python - 42 orë
  • Nivel i mesëm i Gjuhës Programuese Python/ Praktikë në Programim – 30 orë
  • Zhvillim i Avancuar i Web-it - Django – 30 orë
  • Sigurimi i cilësisë/Testimi – 18 orë
  • Analizë e të dhënave me Python– 24 orë

Ky nivel është i bazuar në projekte. Përqëndrimi i tij është t’u jap pjesëmarrësve rast të praktikojnë shkathtësitë e tyre të programimit duke krijuar projekte të vërteta.


Njoftim me Gjuhën Programuese Python

Pjesëmarrësve do t’u jepen përshkrimet dhe udhëzimet e hollësishme të projekteve, dhe do të jenë të mbikëqyrur përgjatë punës së tyre.

Kursi do t’i ketë 5 deri në 7 projekte, me nivele të ndryshme të ndërlikueshmërisë dhe vështirësisë.

Përgjatë projekteve, pjesëmarrësit do të njoftohen dhe do të kenë mundësinë të përdorin sintaksë të përparuar të Python-it, editor të mençur të kodimit – Pycharm, dhe platformën për menagjimin e projekteve - Github.

Nivel i mesëm i Gjuhës Programuese Python/ Praktikë në Programim

Ky modul është i bazuar në projekte. Fokusi i tij është t'i lejojë studentët te praktikojnë aftësitë në programim duke krijuar projekte reale. Studentëve u jipen informacionet dhe instruksionet e nevojshme mbi këto projekte dhe gjatë gjithë kohës janë te asisituar gjatë implementimit të tyre.

Ky modul gjithashtu i njofton studentët dhe me: Sintaksë te Avancuar te PYthon, Tkinter (Dekstop app framework), Git (Version control) and Github (Project Managment tool) dhe Pycharm IDE.

 

Zhvillim i Avancuar i Web-it - Django

Ky nivel do të prezantojë bazat e Web-it dhe librarinë e Python-it për krijimin e Web-eve, Django-n.

Përgjatë nivelit do të prezantohen shumë veçori të Django-së, do të krijohen Web app-e me këtë librari, dhe do të përgatitet rruga për hulumtim të mëtutjeshëm të veçorive të përparuara të Django-së.

Sigurimi i cilësisë/Testimi

Pas prezantimit të rëndësisë së sigurimit të cilësisë së kodit apo projektit, ky nivel do të shpjegojë mënyra të testimit të kodit të shkruar, praktikat më të mira dhe më të përdorura të sigurimit të cilësisë dhe disa librari të Python-it për testim, të cilat ndihmojnë në ndërtim të kodeve testuese të projekteve.

Niveli do të prezantojë testimin e kodeve të ndryshme, atyre funksionale, atyre të orientuara në objekte dhe web app-eve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkruajnë teste për projekte tashmë të implementuara, të krijojnë projekte nga fillimi dhe të shkruajnë teste për to, të krijojnë projekte dhe gjatë krijimit të shkruajnë kode, gjithashtu të shkruajnë teste dhe pastaj të fillohet me zhvillimin e projektit.

Në këtë mënyrë ata do të njoftohen me praktikat më të mira të testimit dhe të përgatiten për situata të ndryshme në të cilat mund të gjinden në të ardhmen.

 

Analizë e të dhënave me Python

Ky nivel do të prezantoj konceptet dhe rëndësinë e analizës së të dhënave, librarive të Python-it për këtë fushë dhe mënyra të ndryshme të zgjidhjes së problemeve lidhje me analizën e të dhënave.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me të dhëna reale, dhe të nxjerrin përfundime, të bëjnë predikime lidhje me fusha të ndryshme ku analiza e të dhënave gjënë përdorim.

Në përfundim të suksesshëm të kursit

Në përfundim të suksesshëm të kursit, pjesëmarrësit do të jenë të gatshëm për punë praktike.

5 pjesëmarrësve më të suksesshëm të kursit do tu sigurohet punë praktike me pagesë, për 3 muaj, pas të cilës ata do të jenë të gatshëm të fillojnë punën si programerë të rijnë (junior). 

 

Të interesuarit duhet  të regjistrohen pranë administratës së PROED-it, me vete duhet të sjellin kartën e identitetit / pasaportën, apo ta dërgoje kopjen në e-mail-in zyrtarë[email protected]


Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e PROED në:

PROED Academy
Email: [email protected]
Mobil: +383 49 127 200
Viber: +383 49 389 992
--------------------------
Rruga: Dervish Hima P.N
Lagjja: Kalabria e Re (Veternik), 10000 / Prishtinë, Kosovë

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]