Programi

                          PROGRAMI i STUDIMEVE 2-VJEÇARE

Programi profesional Zhvillues i Softuerit korrespondon me nivelin e 5-të të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve që konsiston me 4 semestra,  konkretishtë tre semestrat e parë do të fokusohen në aspektin teorik dhe praktik, ndërsa semestri i katërt do të jetë një internship në ndonjërën nga kompanitë e industrisë së TI-së me të cilat PROED ka marrëveshje bashkëpunimi.

Diploma profesionale Zhvillues i Softuerit i jepet vetëm pasi studenti ta ketë arritur nivelin prej 120 ECVET kredi, që përfshinë një periudhë të punës praktike (internship) të paktën 20 ECVET (12 javë). Ky program është zhvilluar mbi parimet e kombinimit të studimit teorik me një qasje praktike.

Zhvillues softueri

 
Programi është më shumë i përqëndruar në një qasje praktike – “të mësuarit duke e praktikuar”

Ky Programi përpos që ka të bejë me formimin profesional dhe teknik, po ashtu mundëson formim edhe në aspektin social, pasi që profesionistët e diplomuar në PROED pritet të punojnë në ekip në të ardhmen në vendet e tyre të punës në fushën e teknologjisë së informacionit

  • Programim dhe baza të të dhënave
  • Zhvillim i Aplikacioneve në desktop
  • Zhvillim i Aplikacioneve në WEB
  • Zhvillim i Aplikacioneve mobile

A dëshironi të punoni në teknologjinë e informacionit, si:

  • Programer kompjuteri
  • Zhvillues softueri
  • Zhvillues i UEB-it
  • Administrator/Zhvillues i bazës së të dhënave
  • Konsulent për TI
  • Testues Softuerit

Fakte 

 

  • Kualifikimi: Program Profesional – Zhvillues i Softuerit
  • ECVET & Semestrat: 120 ECVET & 4 semestra
  • Internship: 12 javë internship në semestrin e katërt (fundit)
  • Gjuha në të cilën organizohet programi: Shqip

Modulet dhe ECVET kreditë

 

Kodi Moduli Kredi
 CS01 Arkitekturë e kompjuterëve dhe Sistemet operative 6
 CS02 Hyrje në programim 6
 CS03 Hyrje në Bazat e të dhënave 
CS04 Algoritmat dhe struktura e të dhënave 6
 CS05 Gjuhë angleze për TIK 
 CS06 Programimi i orientuar në objekte 
 CS07 Zhvillimi i Aplikacioneve në UEB 
 CS08 Hyrja në rrjetet kompjuterike  5
 CS09 Inxhinieri softuerike  6
CS10 Zhvillimi i aplikacioneve mobile 6
CS11 Programimi në internet 1 6
CS12 Ndërmarrësi 5
CS13 Zhvillimi i avancuar i Aplikacioneve në UEB 6
CS14 Testim Softueri 6
 CS15 Bazat e të dhënave të avancuara
CS16 Programim paralel 6
CS17

Zhvillim i avancuar i Aplikacioneve Mobile

6
CS18 Internship 6
Total ECVET 120
Sem 1 Sem 2 Sem 3 Sem 4
30 ECVET 35 ECVET 35 ECVET 20 ECVET

Internship


Studentët tanë do të realizojnë internshipin në semestrin e fundit në ndonjërën nga kompani me të cilat PROED ka marrëveshje bashkëpunimi. Internshipi ka një kohëzgjatje prej 12 javëve dhe është ekuIvalent me 20 ECVET pikë kredi.

Studentët gjatë punës praktike (internshipit) parimishtë nuk do të paguhen. Për studentët që kanë rezultate të mira në studime dhe dëshmojnë profesionalizëm gjatë kohës së internshipit ekzistojnë mundësi të mira për punësim.

Kurrikula


Kurrikula e programit profesional Zhvillues Softueri është përgatitur nga stafi (mësimdhënësit) tanë, ekspertë dhe profesionistë të jashtëm, nga sfera akademike dhe industria e TI-së. Kurrikula e programit është zhvilluar e duke u bazuar në dy parime kryesore:

  • Programet e vendeve që kanë edukimin më të mirë profesional në fushën e TI-së, si dhe
  • Nevojat e tregut të punës, në nivel vendi dhe atë jashtë Kosovës.

 

Metodat e Mësimit

 

Synimi i programit tonë është që të përqëndrohet në përgatitjen e studentëve tanë për problemet në “botën e vërtetë”. Motoja jonë është “Real Life Education”. 

Meqë teknologjia e Informacionit është fushë e cila zhvillohet dita ditës, ne në PROED do të përpiqemi vazhdimisht për freskimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kurrikulës tonë në bashkëpunim me profesionistët më të mirë nga vendi ynë dhe ata të jashtëm, me qëllim të ndjekjes së trendeve më të fundit në fushën e TI-së.

Një tjetër tipar që e karakterizon shkollën tonë është mjedisi ynë i të mësuarit. Ne provojmë të kombinojmë aspektet akademike, sociale dhe praktike, në mënyrë që ata të jenë studentë të pavarur. Lidhja e teorisë dhe praktikës duke u kombinuar edhe me reflektim personal mbetet thelbi absolut i programit tonë të studimit.

Infrastruktura

 

PROED ofron hapsirë akademike dhe laboratorike moderne nga e cila studentët tanë mund të përfitojnë në çdo kohë. Softuer dhe vegla softuerike të nevojshme për studime.

PROED ofron programe dhe vegla të ndryshme softuerike për studentët tanë, me qëllim që ata të kenë mundësi të realizimit praktik të asaj që mësohet në teori të zbatohet në praktikë.

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]