Thirrje Angazhim ne Zhvillimin e Kurrikulave / Trajnime

Thirrje për Angazhim në Zhvillimin e Kurrikulave / Trajnime

Në bashkëpunim me zyrën e Bashkimin Evropian, shkolla profesionale për programim – PROED,  do të realizojmë një projekt përmes të cilit  do të fokusohemi tek investimi në teknologjinë informative më të fundit, që mundëson zhvillim më të gjerë të edukimit,  programeve trajnuese si dhe rritjen e kapacitetit për zhvillim të programeve dhe produkteve te reja, duke përfshirë aplikacione softuerike dhe shërbime të reja konsulence për zgjidhjen e problemeve në sektorin e TIK-ut.

 

Angazhimi i Ekspertëve/Instruktorëve për zhvillimin e kurrikules do të përfshijë krijimin e moduleve për trajnimet për projektin e bashkëfinancuar me fondin e Bashkimit Evropian - Zyra e BE në Kosovë për “Krijimi i Departamentit të TIK-ut, për trajnime praktike profesionale dhe zhvillim softueri” në këto module:

1. Zhvillim i Web Faqeve – Web design (Zhvillim i Aplikacioneve të bazuara ne Ueb)
2. Zhvillim i Aplikacioneve Mobile
3. Zhvillim dhe Administrim i bazave të së dhënave
4. Teknologjia e Sigurisë Kibernetike (Cyber Security)
5. Gjuhë programuese: Python
6. Administrim dhe mirëmbajtje e rrjetave kompjuterike


Titulli  i angazhimit:

Zhvillues i kurrikulës / Ligjërues / Instruktor në PROED, një ose më së shumti në 2 module.

 

Shkollimi i kërkuar:

Diplomë Universitare ose e Shkollës Profesionale të drejtimeve të ngjashme sipas moduleve të  publikuara (6 module).

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Zhvillon kurrikulën e programit/modulit - me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e TIK-ut;
  • Ligjëron dhe mbanë kurse trajnimi në modulet e kërkuara;
  • Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit dhe aftësimit për modulin perkatës;
  • Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike (nje kopje e ketyre materialeve duhet te dorzohen te Menaxheri i projekti para trajnimit);
  • Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve;
  • Harton dokumentacionin e nevojshëm për Proed shpk (evidence, raportet e vleresimit etj.);

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Përvojë pune në fushën e perkatese te trajnimit, preferohet ne institucionet e ngjajshme;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.

Kohëzgjatja e angazhimit: Angazhimi behet per modulin e caktuar 3-4 muaj (1 modul) / 2–3 here ne jave me nga 2-4 ore per nje dite. Egziston mundesia qe kontrata per angazhim te vazhdohet automatikisht / te riperseritet trajnimi ne modul - varesisht nga suksesi i treguar.

 

Aplikuesi duhet te parqes kete dokumente

  1. Oferta financiare - për ore mesimore ose për komplet modulin (Lamp Sume);
  2. Kurrikulen e zhvilluar -  Plan i skicuar me temat kryesore te kurrikulave te ndara sipas moduleve / kurseve dhe oreve për (1) ligjerata / trajnime, (2) ushtrime praktike laboratorike;
  3. CV dhe një kopje të dokumentit identifikues;
  4. Kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj (si diploma, trajnime, referenca etj.).

 

Aplikim, afati dhe info shtese

  • Afati per aplikim është i hapur deri më datë: 12.02.2021.
  • Dokumentat per aplikim mund të dërgohen fizikisht tek administrata e PROED ose në email adresën: [email protected]
  • Për informacione mund të na kontaktoni në tel: +383 49 615 452 ose +383 49 127 200

 

Vlerësimet dhe njoftimi për fituesin

  • Vlerësimi do behet sipas kritereve: çmimi ekonomik më i favorshëm; Plani i trajnimit / Kurrikules me 40%; çmimin për njësi / modul me 40% dhe përvoja e punës 20%.
  • Fituesi(t) potencial do te kontaktohet brenda 5 ditëve të punë Për diskutime teknike dhe financiare te mëtutjeshme, mund të ftohen më shume se një kandidat/e që përzgjidhen, për një apo më shumë pika të specifikuara në tabelë, duke filluar nga i rendituri më lartë nga komisioni vleresues.
  • Pagesa do të kryhet përmes llogarisë bankare ne baza mujore ose në tërësi pas perfundimit me sukses te trajnimeve (sipas marrëveshjes në mes palëve).

 

Zhvillimi i kurrikules –

  • Modulet e prezantuara me poshte me lëndet përkatese, janë shtylla mbi te cilat duhet te zhvillohen kurrikulat. Lëndet zgjedhore përzgjidhen nga Instruktori. Ne total duhet te jene rreth 240 ore (Guided Learning Hours - GLH) për ligjerata / trajnime, ushtrime praktike laboratorike dhe vetëstudim.
  • Zhvilluesi i kurrikulave duhet te kete parsyesh ndarjen e oreve për ligjerata, ushtrime praktike dhe vetëstudim. Ndarja e orëve (240 GLH) ne nje modul përafersisht duhet te jetë:
      • Ligjerata (15 - 20 ) %
      • Ushtrime praktike (40 - 45) %
      • Vetëstudim/detyra ( 30 - 40) %

     

     

    Zhvilluesi i kurrikules duhet t’i përmbahet moduleve përkatese - sipas tabelave të poshtë shënuara. Varësisht nga rëndësia e lëndes/kursit, numri i orëve (GLH) në modul mund të lëvizet deri në 30%.

     

    Zhvillim i Web Faqeve – Web design – 240 GLH


    (Front-end Developer)

    GLH

      Zhvillimi i bazave së të dhënave

    40

       Programim ne CSS, HTML and HTML5 

    40

       JavaScript, JQuery, JSON

    40

       PHP

    40

       ASP.NET MVC Aplikime Ueb me C# 

    40

       Zhvillimi i shërbimeve në internet

    40

     Kjo pako trajnimi përmban 240 orë të vëzhguara mësimi – GLH, gjatë së cilave studentët do të  
     përgaditen me njohuri të mjaftueshme të ndërlidhur me dizajnim dhe ndërtim të aplikacioneve te  
     bazuara në web.

     Zhvillim i Aplikacioneve Mobile (IOS & Android) – 240 GLH

       GLH

     Programim duke përdorur Java (C#)

          60

     Sisteme të menaxhmentit të së dhënave

          40

     Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile (Android)

          60

     Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile (iOS)

          60

     Dizajni i ndërveprimit të përdoruesit

          20

     

     Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile përqendrohet në zhvillimin e aplikacioneve për sistemet 
     operative Android dhe IOS. Ky trajnim fillon me njohuri të përgjithshme të gjuhës së
     Programimit C# pastaj vazhdon me kursin e zhvillimit të bazave të të dhënave ku studentët
     marrin njohuritë themelore të kërkuara për të hyrë në fushën e zhvillimit të aplikacioneve 
     mobile.

     

     Zhvillim dhe Administrim i bazave të të dhënave SQL – 240 GHL

        240

     Kërkimi i të dhënave me Transact-SQL

         50

     Zhvillimi i bazës së të dhënave

         40

     Administrim i bazës së të dhënave në MS SQL Server

         50

     SSAS - Shërbimet e Analizës të të dhënave në MS SQL Server

         30

     SSIS - Shërbimet e Integrimit të të dhënave në MS SQL Server

         30

     SSRS - Shërbimet e Raportimit të të dhënave në MS SQL Server

         40

     Trajnimi do të përqendrohet në bazat e të dhënave duke përgatitur kandidatë të rinj në zhvillimin 
     e bazave të të dhënave, zhvillimin dhe krijimin e raporteve, analizën e të dhënave dhe paketën e 
     integrimit të të dhënave, kështu përgatisin kandidatët me njohuri të përgjithshme në fushën e 
     administrimit të bazave të të dhënave. Kandidatët që e përfundojnë me sukses këtë paketë do të
     përgatiten në tregun e punës për të gjitha llojet e pozicioneve që lidhen me Zhvillimin e
     Databazës dhe Administrimin e Bazave të të Dhënave.

    Teknologjia e Sigurise Kibernetike (Cyber Security) – 240 GHL

    GLH

    Z/O

     Hyrje në Teknologjisë

    50

    Obligative

     Hyrje në e Sigurisë

    50

    Obligative

     Trajtimi i incidenteve të sigurisë & shfrytëzime nga  Hakeret

    50

    Obligative

     Mbrojtje e përparuar e ndërrmarjeve

    45

    Zgjedhore

     ‘Detektim i hyrjeve të palejuara’ në thellësi

    45

    Zgjedhore

     Web/App Testim në depërtim & Pirateri etike

    45

    Zgjedhore

     Forensika e avancuar dixhitale dhe reagimi ndaj incidenteve

    45

    Zgjedhore

    Trajnimi mbi Sigurinë Kibernetike - synon të përgatisë kandidatët e rinj në fushën e sigurisë së të dhënave, etikës së piraterisë dhe trajtimit të incidenteve të sigurisë. Kjo paketë përbëhet nga 3 lëndë obligative dhe 2 lëndë zgjedhore, të cilat do të përgatisin studentët me njohuri të përgjithshme për pozicionet që lidhen me sigurinë e të dhënave, hakimin, etikën, parandalimin dhe mbrojtjen e të dhënave të organizatës ose institucioneve private dhe publike.

     

    Gjuhe programuese: Python  - 240 GHL

    GLH

    240 GHL 

       Hyrje në gjuhën e programuese Python

    50

    Obligative

       Nivel mesatar i gjuhës së programimit Python

    50

    Obligative

      Programim i avancuar me Python (Zhvillim i Webit    me Flask/Django)

    60

    Obligative

        Sigurimi i cilësisë/ Testimi

    40

    Zgjedhore

        Analiza e të  dhënave me Python

    40

    Zgjedhore

        Robotikë me Python

    40

    Zgjedhore  

        Zhvillimi i Lojërave

    40

    Zgjedhore

     Gjuhën e programimit Python - përbëhet nga 3 lëndë të detyrueshme dhe 2 lëndë zgjedhore që 
     synojnë zhvillimin e aftësive gjenerale të kandidatëve në atë të avancuar në Python. Kandidatët 
     e suksesshëm që plotësojnë këtë paketë do të përgatiten për tregun e punës në pozicionin e Web
     Developer në Python, Programmer në Python dhe pozicioneve të tjera të ngjajshme.

    Administrim dhe mirëmbajtje e rrjetit – 220 GLH

       GLH

    Hyrje në Harduer dhe Softuer kompjuterikë

    50

    Hyrje në Rrjete Kompjuterike

    50

    Esencialet e Routing dhe Switching

    40

    Hyrje ne Linux

    40

    Administrimi i sistemit (Windows apo Linux)

    40

     

     Moduli i Administrimit dhe Mbështetjes së TI-së përbëhet nga pesë kurse profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Rrjetave Kompjuterike. Qëllimi i këtij moduli trajnues  është t'i ofrojë pjesëmarrësve njohuri për të qenë në gjendje të punojnë si profesionistë të TI-se  në fushën e Administrimit dhe Mbështetjes së Sistemeve.

    Konkurs

    Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

    Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

    Aplikoni online

    Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Na thirr në

    049 127 200

    Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

    Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

    [email protected]