Konkurs-Menaxher i Dep. të TI-së

Training for students of the program/Junior staff


Institucioni: PROED – Shkollë e Lartë Profesionale për Programim

Lokacioni i punës: Prishtinë

Fillimi i punës: Gusht 2021

Puna provuese: 2 muaj (realizmi i detyrës nen pikën 1)

Kohëzgjatja: 1 vit, me mundësi vazhdimi.

PROED është në kërkim të një Trajneri / Instruktori që do të jetë përgjegjës për zhvillimin e moduleve te trajnimeve praktike për junior staf ne fushën e ICT kryesisht ne modulet WEB Desing & Mobile Application Development; Development and Adminstration of Databases.

Kandidati i suksesshëm do të ketë aftësi menaxheriale, përvojë të dëshmuar profesionale dhe një njohuri të hollësishme të proceseve më të mira në fushën e TIK-ut.

  • Detyrat dhe përgjegjësitë:

 Përgjegjësitë për pozitën Menaxher i TI-së

1. Zhvillimin e moduleve te trajnimeve praktike profesionale për praktikantet e rinje ( junior staff)

2. Menaxhon stafin e TI-së; rekruton, mbanë trajnuar dhe përgatitur punonjësit, duke komunikuar pritjet për punë dhe duke vlerësuar performancën e tyre

3. Harton, zhvillon, zbaton dhe koordinon sistemet, politikat, rregulloret dhe procedurat

4. Identifikon fushat problematike dhe zbaton zgjidhje strategjike në kohë

5. Përfaqëson në takime pune dhe takime tjera brenda dhe jashtë vendi PROED-in;

6. Në bashkëpunim me drejtorin dhe Bordin Menaxhues përcakton politikat e zhvillimit te biznesit ne fushën e TIK-ut, rekrutimin dhe zhvillimin e stafit, dhe bashkëpunëtorëve të tij;


Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen)

  • Diplomë në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme
  • Përvojë pune profesionale (se paku 2 vite), në organizimin dhe menaxhimin e punëve dhe stafit
  • Njohuri të mira në zhvillimin dhe mirëmbajtën e aplikacioneve softuerike
  • Njohuri të mira në fushën e arkitekturës së proceseve të punës dhe të sistemeve të TI-së;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve;
  • Njohja e gjuhës Angleze
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion kohor.

    Paraqitja e kërkesave:

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni.

Tel. +383 49 389 992 ; / 049 127 200, prej orës 09:00 – 17:00.

Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 11.07.2021 16.07.2021 , që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, CV, përvojën dhe dokumentacionet e tjera te rëndësishme.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit.

 

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]