Trajnim në Web Development - Full Stack

Zhvillim i Web Faqeve – Full Stack web Development

Shkolla profesionale për programim – PROED, hap Trajnimin në  zhvillimin e Web Faqeve –Full Stack Web Development i cili fillon në Shkurt 2023.

Metodologjia

Metodologjia e trajnimit është thurur në atë mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, i cili është motivimi i pjesmarrësve dhe pajisja e tyre me aftësitë e zhvillimit të web aplikacioneve, por duke mos lënë anash edhe qëllimet tjera si diciplina në nxënje dhe punë, aftësitë kuptuese, përshkruese dhe zgjidhëse të problemeve.

Përpilimi i planprogramit dhe mënyra e mbajtjes së klasëve bazohet në parimet e mëposhtme:

  • Ikje nga përshkrimet dhe tekstet e gjata.
  • Fokus në anën praktike dhe zgjidhjen e ushtrimeve.
  • Fokus në konceptet bazë të programimit, duke ikur nga sintaksat e veçanta të gjuhës programuese përkatëse.
  • Mësimi i koncepteve hap pas hapi, duke i ndarë mësimet e ndërlikuara në mësime të shkurta e të kuptueshme.

Qasja e lehtë e pjesmarrësve tek profesori dhe materialet e trajnimit është poashtu me rëndësi. Në mënyrë që të arrihet kjo deri tani do të përdoret platforma e shkolles E-learning, përmes së cilës lehtësisht mund të thuret komunikimi në mes nxënësve dhe profesorit, dhe të merren materialet e trajnimit (libri bazë, prezentimet PowerPoint, ushtrimet, vlerësimet).

Ligjeratat dhe materialet

Gjuha e ligjërimit do të jetë në gjuhën shqipe, materialet do të jenë në gjuhën angleze

 

Modulet

Kursi do të përmbajë 9 module, 108 orë trajnim për 4 muaj:

  • HTML &HTML5
  • CSS &CSS3
  • CSS frameworks (Bootstrap, Foundation, and Bulma)
  • JavaScript &JQuery
  • JavaScript framework (React JS)
  • PHP
  • Wordpress
  • MYSQL
  • Zhvillimi i shërbimeve në Internet
  • Kodimi i një aplikacioni real duke përdorur mësimet nga trajnimi

 

Hyrje në Web Development HTML, HMTL5, CSS dhe CSS3

Ky nivel do të prezantojë bazat e gjuhës programuese për formimin e webfaqeve të ndryshme statike. Zhvillimi i faqes në internet ka të bëjë me zgjidhjen e një sërë problemesh të lidhura në tregun e punës, sipas kërkesave. Studentët do jenë në gjendje të mësojnë bazat e programimit për ndërtimin e webfaqeve dhe të bëjnë hostimin e tyre. Gjithashtu do fokusohen edhe në framewors më të popullarizuara si Bootstrap, Foundation dhe Bulma. Ky nivel do ti ketë 6 projekte me nivele të ndryshme të cilat do zbatohen në praktikë.

JavaScript dhe JQuery

Pjesëmarrësit në këtë nivel do njoftohen me përdorimin e këtyre gjuhëve programuese të cilët e bëjnë më intereaktive faqet ueb. JavaScript dhe JQuery janë gjuhë të preferuara për të zhvilluar aplikacionet në web shërbimet për kategori të ndryshme. Gjithashtu studentët do jenë në gjendje të njihen më afër me React JS -librarinë e JavaScript duke punuar projekte reale.

Pjesmarrësve do tu jepen përshkrimet dhe udhëzimet e hollësishme të projekteve, dhe do të jenë të mbikqyrur përgjatë punës së tyre. Ky nivel do ti ketë 4 projekte me nivele të ndryshme të cilat do zbatohen në praktikë.

 

PHP

Ky nivel është i bazuar në gjuhën skriptuese e cila është e dedikuar për të zhvilluar web aplikacione. Pjesëmarrësit gjatë këtij moduli do të mësojnë metodat bazike të PHP, si dhe përdorimi i këtyre metodave për të bërë webfaqe dinamike dhe relevante të cilat përdoren sot në botën e internetit.

Ky nivel do të përmbajë ushtrime praktike, projekte të ndryshme sipas udhëzimeve dhe përshkrimeve të dhëna nga profesori, ku gjatë gjithë kohës pjesëmarrësit do jenë nën mbikqyrjen e punëve të tyre. Gjithashtu do mësojnë edhe për funskionet e ndryshme në PHP, përmes shembujve të ndryshëm duke përdorur edhe adaptoheni me frameworks si Laravel dhe CodeIgniter. Gjithashtu do përdoret edhe platforma open source wordpress duke realizuar projekte në kohë reale.  Ky nivel do ti ketë 4 projekte me nivele të ndryshme të cilat do zbatohen në praktikë.

 

Zhvillimi dhe Administrimi i bazave së të dhënave -MySQL

Ky nivel është i dizanjuar për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë administrimin dhe zhvillimin e bazave të të-dhënave në SQL Server. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i pjesmarrësve me konceptet themelore të ndërtimit të bazave të të-dhënave në përgjithësi, gjithashtu implementimi i tyre me anën e SQL Server.

Pjesmarrësitë do të kenë mundësi të punojnë me të dhëna reale, dhe të nxjerrin përfundime, të bëjnë predikime lidhje me fusha të ndryshme ku analiza e të dhënave gjenë përdorim.

Pas përfundimit të suksesëshëm të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje t’i modelojnë të dhënat dhe t’i implementojnë në një bazë relacionare në SQL Server, Manipulimin e të dhënave, leximin e tyre dhe mirëmbajtjen e tyre si dhe përgaditjen e të-dhënave për konsumim nga aplikacionet.

Ky nivel do ti ketë 2 projekte me nivele të ndryshme të cilat do zbatohen në praktikë.

 

Zhvillimi i shërbimeve në Internet

Pas rëndësisë së zhvillimit dhe administrimit të bazave të të dhënave, ky nivel do të shpjegojë të dhënat mbi rëndësinë e rrjetave kompjuterike për implementimin, zbatimitn dhe dërgimin e informacionit duke u mbështetur në rëndësinë e rrjetave kompjuterike.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do jenë në gjendje ti mësojnë metodat:

  • Si aplikacionet punojnë në rrjetë;
  • Mësojnë kërkesat teknike të aplikacioneve;
  • Si aplikacionet bashkëveprojnë në mes vete në rrjetë.
  • Mësojnë standarded e rrjetave dhe të internetit.

 

Në përfundim të suksesshëm të kursit

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do jenë në gjendje të mësojnë:

  • Të dijnë për rëndësinë dhe perspektivën zhvillimit të faqeve të internetit.
  • Të jenë të motivuar për mësim dhe hulumtim të mëtutjeshëm.
  • Të kenë njohuri të programimit dhe koncepteve bazë të tij.
  • Të kenë aftësi të shkruajnë programe mesatare për nga ndërlikueshmëria.
  • Të jenë të aftë të hulumtojnë dhe të gjejnë përgjigje dhe zgjidhje për probleme të ndryshme në platformat online.
  • Formimi i web aplikacioneve;
  • Menaxhimin e databazave;
  • Shtojnë kërkimin dhe vërtetimin e web aplikacioneve.
  • Pjesmarrësit do të jenë të gatshëm për punë praktike në kompanitë vendore dhe ndërkombëtare.

5 pjesmarrësve më të suksesshëm të kursit do tu sigurohet punë praktike me pagesë, për 3 muaj, pas të cilës ata do të jenë të gatshëm të fillojnë punën si programera të rinjë (junior).

 

Kushtet paraprake

  • Ta ketë shkollën fillore të kryer.
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri të matematikës elemtare (Mbledhje, Zbritje, Shumëzim, Pjestim).
  • Njohuri themelore të gjuhës angleze.

 

Vendi dhe orari i trajnimit

Klasët do të mbahen në objektet e PROED-it, 2 ditë në javë fizikisht ose online me nga 3 orë mësimore akademike në ditë.

 

Të interesuarit duhet  të regjistrohen pranë administratës së PROED-it, me vete duhet të sjellin kartën e identitetit / pasaportën, apo ta dërgojnë kopjen në e-mail zyrtarë[email protected]


Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e PROED në:

PROED Academy
Email: [email protected]
Mobil/Whatsapp: +383 49 127 200
Mobil: +383 49 615 452
--------------------------
Rruga: Dervish Hima P.N
Lagjja: Kalabria e Re (Veternik), 10000 / Prishtinë, Kosovë

Konkurs

Shkolla e Lartë Profesionale PROED shpall konkurs për regjistrimin studentëve të rinj në programin Zhvillues Softueri.

Investo për të ardhmen, bëhu pjesë e profesionit më të kërkuar në botë.

Aplikoni online

Nëse nuk po gjeni informacioin e kërkuar ju mund të na kontaktoni përmes numrit të telefonit tonë të poshtëshënuar dhe dikush nga stafi ynë do të ketë kënaqësinë të ju ndihmoj.  Mos hezitoni të na pyesni për të gjitha çështjet që mund të jenë me rëndësi për ju. Ju mund të na thirrni çdo ditë, përveç të dieleve, nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Na thirr në

049 127 200

Shkolla e lartë profesionale për edukim në programim PROED e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me vendim nr. 01-71 të datës 08.02.2017,  dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Adresa: Lagjja Kalabria e Re, rr. Sylejman Vuçiterrna 33 Prishtinë, 10000  Kosovë

[email protected]